fbpx

Evropa në pragun e valës së dytë të koronavirusit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Franca shpall 12 zona të kuqe, Zvicra dhe Italia me shifra në rritje. Franca ndodhet në situatë kritike, me 9,406 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve me Covid-19 në 363 mijë.

Deri tani 30,893 persona nuk e kanë fituar betejën me virusin. Gjithsesi, Kryeministri Jean Castex deklaroi se nuk do të ketë kthim të karantinës, por klasifikoi si zona të kuqe 12 qytete, përfshirë Parisin, që do të thotë se autoritetet lokale mund të marrin kompetenca shtesë për të vendosur kufizime nëse e gjykojnë të nevojshme.

Edhe pse ritmet e përhapjes aktualisht nuk janë të shpejta, Covid-19 duket se po rikthehet në problem në Itali. Në 24 orë vendi fqinj regjistroi 1,616 raste të reja, me një total prej 284,796 të infektuarish.

Zvicra regjistroi 528 raste të reja të premten, numri më i lartë i regjistruar në 24 orë që prej fillimit të Prillit. 1,630 persona kanë rezultuar pozitivë dhe 5 të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Gjermani. Pas shtrëngimit të masave anti-Covid, përfshirë përdorimin e detyrueshëm të maskës, gjatë javës që po lemë pas Republika Çeke raportoi 1,382 raste të reja me Covid-19, në 24 orët e fundit. Shifra të tilla nuk ishin regjistruar deri tani në vendin e Europës Qendrore. Edhe pse India është kthyer në një vatër të nxehtë me 4.5 milionë të prekur dhe mbi 76 mijë të vd.ekur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të mbeten vendi me situatën më të vështirë. Thuajse 6.5 milionë njerëz rezultojnë të infektuar, ndërsa ai i vd.ekjeve ka rritur në 192,663. Drejtori i Institutit të Sëmundjeve Infektive, thotë se kjo situatë mund të vazhdojë edhe përgjatë 2021, duke parë si zgjidhje vetëm vaksinën anti-Covid. Më shumë se 906 mijë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në të gjithë botën, teksa numri i të infektuarve i ka kaluar 28 milionë./tvklan

Share.