12:21 | 28 Tetor 2019

12:21 | 28 Tetor 2019
Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher ka thënë se mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen, nuk është mjaftueshëm i mirë për të luajtur për Realin.
Gjatë afatit veror danezi ka deklaruar se dëshiron një sfidë të re, me dëshirën për të luajtur në fanellën e “Los Blancos”.
Carragher ka thënë se Eriksen është i mirë për të luajtur në Tottenham, mirëpo transferimi në Real nuk do të ishte i mirë.
“Eriksen është lojtar i mirë për Tottenham, por vazhdon të flet për Realin. Nuk është mjaftueshëm i mirë. Nëse do të ishte aq i mirë, do të paguanin para për të”.
”Njerëzit thonë se mund të ndodh transferimi si lojtar i lirë, por çdo klub pranon lojtar të lirë. Gjatë verës dëshironte të shkonte, e bëri të qartë, por asnjë ofertë nuk ndodhi. Mendoj që Eriksen është fantastik për Spurs, por nuk është për ndonjë skuadër tjetër. Mund të transferohet në PSG ose te ndonjë klub tjetër, por nuk do të ndryshoi ndonjë gjë”, deklaroi ai.
Tottenham dje u mposhtë nga Liverpool me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 10-të në Premier Ligë. /Lajmi.net/