Erik ten Hag nuk përjashton mundësinë që ta drejtojë Bayernin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

17:31 | 21 Tetor 2019

Trajneri i Ajax Amstredam, Erik ten Hag, nuk ka hedhur poshtë mundësinë për ta drejtuar Bayern Munich.

Ten Hag regjistroi një sezon( të kaluar) madhështor me Ajax, duke prekur edhe fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Stili i lojës që holandezi ka instaluar tek Ajax është pëlqyer shumë, dhe që atëherë emri i tij lidhet me Bayern Munich, ku trajneri dikur punonte me gjeneratat e reja.

I pyetur lidhur me këtë gjë, trajneri i Ajax ka lënë gjithçka të hapur për të ardhmen e tij.

“Nëse telefonon Bayern? Atëherë unë nuk përjashtoj asgjë. Por, unë nuk ëndërroj. Jam 50 vjeç, ndodh ose jo” ka thënë holandezi, transmeton lajmi.net.

“Jam shumë i lumtur tek Ajax, edhe pse e di se nuk do të jem këtu për 10 vite. Dita do të vjen dhe unë do të largohem” shtoi Ten Hag.

Bayern Munich nuk ka qenë aq superior me Niko Kovac, duke mos pasur suksese në Ligën e Kampionëve, por duke kaluar në telashe edhe në Bundesliga. Ten Hag mund të jetë nga emrat që zëvendëson kroatin. /Lajmi.net/

Share.