Enver Hoxhaj është kandidati i PDK-së për kryeministër




Enver Hoxhaj, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, do të jetë kandidat i partisë për kryeministër. Gazeta Express mëson se Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë dhe ka vendosur që Hoxhaj të jetë bartës i listës dhe kandidat për shef të Qeverisë në zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh, prej kur shpallen.
PDK-ja ka mbetur pa kryetar, prej kur Kadri Veseli u arr e stua dhe po mbahet në H a gë nën dysh imet për k r im e të l.u ft ës.




Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi Gj yk ata Kush tet uese doli me ve ndim se votimi i Qeverisë së Avdullah Hotit është jokush tetues, sepse aty ka votuar deputeti Etem Arifi, i dë n uar me b u r g.
Në listën e ngushtë të kandidatëve të ngushtë që PDK-së për kryeministër janë përmendur Hoxhaj dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza.




Ky i fundit ka thënë se nuk ka ambicie për të qenë kandidat. Enver Hoxhaj ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë e Ramush Haradinajt dhe ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Isa Mustafës.