8:01 | 19 Tetor 2019

08:01 | 19 Tetor 2019
Enca feston sot ditëlindjen.
Dita e sotme është e veçantë për Encën, kjo ngase sot feston ditëlindjen, duke mbushur plot 24 vjet jetë, shkruan lajmi.net.
Ajo ka filluar të pranojë urimet e ditëlindjes që nga orët e para të kësaj dite, si nga fansat ashtu edhe miqtë.
Me të kaluar akrepat orën 12:00 pas mesnatës, ajo u befasua me një tortë, ku i shkruanin vitet dhe “Urime 100”.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Enca Haxhia është “Jealous”, ndërsa ka paralajmëruar një këngë të re. /Lajmi.net/
