fbpx

EMOCIONUESE/ Ja çfarë kanë Vendosur të bëjnë Nxënësit në Itali

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një shkollë të Italisë, ku mësimi është duke u zhvilluar në distancë, nxënësit kanë hedhur një hap te pazakontë.

Ata kanë rënë dakord që të gjithë të vendosin fotografitë e tyre nëpër banka me një qellim të lavdërueshëm: që mësuesit, të mos ndihen vetëm në sallën e boshatisur gjatë leksioneve video. Kryebashkiaku i Faenzës, Massimo Isola, e përshëndeti këtë hap, duke përcjellë komplimentet e tij për idenë dhe për gjestin qe është kthyer ne një surprizë mjaft te bukur për mësuesit. Italia mori së fundi vendimin të mbyllë kinematë, pishinat dhe palestrat në përpjekjen e radhës për të frenuar rritjen e shpejtë të rasteve me koronavirus.

Baret dhe restorantet do të duhet të mbyllen deri në orën 18:00, ndërsa dyqanet dhe shumica e bizneseve do të vazhdojnë të funksionojnë. Vendi u godit rëndë prej valës së parë të pandemisë, ndaj kryeministri Giuseppe Conte zgjodhi të vepronte shpejt me ashpërsimin e masave, pavarësisht pakënaqësisë që kanë shkaktuar ato tek një pjesë e popullatës. Pikërisht në bazë të masave te reja, pjesa më e madhe e mësimit në shkollat e mesme do të zhvillohet online.

Share.