Emini: Realizojmë premtimin për infermierët që nuk u realizua me vite

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga muaji i ardhshëm do të realizohet premtimi për infermierët që nuk është realizuar me vite. Këtë lajm të gezueshëm për punëtorët shëndetësorë e ka sjellur Behar Emini, drejtor organizativ në Klinikën për Kirurgji Plastike, me rastin e 12 majit, Ditës së Infermierëve.

“Të nderuara infermiere e të nderuar infermier, rëndësinë e punës që ju e bëni çdo ditë nuk mund ta reduktojm në një ditë. 12 maji nuk është thjesht vetëm Dita Ndërkombtare e Infermierisë, por ditë kur duhet të reflektoj mbi të gjitha ditët tjera të punës.

Për këtë arsye ju informoj që nga muaji i ardhshëm do të filloj të respektohet një pikë e marëveshjes kolektive e cila deri tani kishte hasur në vesh të shurdhër, e ajo është që tu bëhet shtesa në rrogë prej 4% atyre që punojnë me 3 ndërrime”, njofton Emini.

Ai poashtu ka shprehur respekt të thellë ndaj infermiereve për angazhimin, sakrificën dhe kujdesin për shëndetin e popullatës.
“Ju jeni heronjtë tanë!”, ka theksuar Emini.

Share.