Emery zbulon: E doja këtë lojtar të Liverpoolit te Arsenali

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

8:25 | 24 Tetor 2019

Unai Emery ka pranuar se ai dëshironte ta sillte Fabinho në Arsenal përpara se të bashkohej me Liverpoolin.

Trajneri i ‘Topçinjëve’ është një tifoz i madh i mesfushorit dhe u përpoq ta joshë atë nga Monaco në Paris Saint-Germain ndërsa ishte në krye të ekipit francez.

Transferimi nuk u materializua kurrë, megjithatë, por Emery mbajti interesin e tij dhe tani ka zbuluar se 25-vjeçari ishte në listën e synimeve kur arriti për herë të parë në ‘Emirates’ dhe bisedoi me ish-shefin ekzekutiv Ivan Gazidis në verën e 2018, transmeton lajmi.net.

“Pepe duhet kohë për t’u përshtatur në Premierligë”, tha Emery, duke e lidhur rastin me Fabinhon. “Për shembull, në Francë, unë e doja shumë Fabinhon. Ai ishte në Monako dhe unë doja ta firmosja për PSG”.

”Kur arrita këtu [në Arsenal], emri i tij ishte në tryezë për të provuar ta bleja, por ai nënshkroi për Liverpoolin”.

“Gjashtë muajt e parë ai nuk luajti, ishte adaptim. Por tani ai është i mahnitshëm dhe unë dua të njëjtën gjë me Pepe”, vazhdoi spanjolli. /Lajmi.net/

Share.