Ekspertët e sigurisë: Bllokada e BE-së nuk paraqet kërcënim për sigurinë e Maqedonisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +


Bllokada e fillimit të negociatave dhe pasiguria për zgjerimin e BE-së mund të rrezikojnë sigurinë në vend, por jo në masë më të madhe, thonë ekspertët .Sipas tyre, Maqedonia është në një periudhë të ndjeshme sigurie dhe pavarësisht se kush fiton zgjedhjet e parakohshme, është e rëndësishme të vazhdohet rruga Euro-Atlantike.

Në një situatë të caktuar, në një pjesë të caktuar të vendit mund të ketë probleme të sigurisë të mikro-lokacionit, të shkaktuar nga zhgënjimi për mosfillimin e negociatave për pranim në BE dhe nga ky aspekt të gjithë në Maqedoni duhet të jemi të ndjeshëm dhe ta monitorojmë situatën – tha Bllagoja Markovski, kryetar i Forumit Ballkanik të Sigurisë.

Me problem të mikro-lokacionit, Markovski nënkupton tensione individuale, madje edhe përleshje fizike mes individëve, të nxitura nga tensioni aktual që e solli bllokada evropiane. Vlerësimi i fundit i Këshillit të Sigurimit Kombëtar është se marrëdhëniet në Maqedoni megjithatë janë të qëndrueshme. Por, përvojat e vendeve që e kanë kaluar tashmë procesin e anëtarësimit në NATO është se ka një pasiguri rreth sigurisë së vendit – aspirant. Pasiguria e tillë për sigurinë e shtetit ekziston, thotë ish-ministri i mbrojtjes dhe anëtar i Këshillit Kombëtar Trajan Gocevski.

Të kuptohemi, edhe brenda vendit ka euro-skepticizëm, ka edhe nga jashtë që nuk e dëshirojnë anëtarësimin tonë në NATO dhe nga këtu rreziqet mund të jetë në këtë plan, por ato janë jo-standarde, jo-klasike. Përmes funksionimit të shërbimeve të ndryshme, përmes mediave sociale , përmes sulmeve në internet, etj. Organet tona nga afër janë duke e ndjekur këtë dhe shpresoj se ne do të jemi në gjendje të mos e biem punën dikush të na e destabilizojë vendin – u shpreh Traian Gocevski, anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Faktorët e jashtëm ndaj të cilëve vendi nuk mund të ndikojë e që përbëjnë kërcënim, sipas tyre, janë kriza e emigrantëve dhe terrorizmi global si probleme afatgjate. Në plan të brendshëm do të ketë më shumë përpjekje për risocializimin e të kthyerve nga fushat e betejës në Lindjen e Mesme.

Alsat

Loading…

Share.