fbpx

Ekskluzive: vazhdojnë përçarjet mbrenda B.D.I’së

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndonëse u arrit marrëveshja mes palëve të pakënaqura dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim sa i përket votimit të Qeverisë, kjo nuk do të thotë se është arritur dhe paqja brenda në parti, shkruan Zhurnal.

Edhe pse deputetët e B.D.I-së Izet Mexhiti dhe Arben Ziberi thanë se fjala e kryetarit është e fundit, gjithsesi pakënaqësitë ngelin edhe më tej. Madje, Ziberi pati thënë se janë spekulime trazirat brenda në parti dhe se gjithçka ka shkuar ashtu siç duhet.

Mirëpo, siç mëson Agjencia e lajmeve Zhurnal, së shpejti degët e B.D.I.-së në Saraj, Çair dhe Likovë, do të dalin me letër të hapur për pakënaqësinë që e kanë ndaj kryetarit të B.D.I-së Ali Ahmeti.

Revolta e tyre ende është e freskët dhe përmes kësaj letre të hapur do të kërkohet përgjegjësi për atë se si mundet që pas atij suksesi të madh të arritur në këto komuna, përsëri Ahmeti të mos mer në konsideratë kërkesat e tyre dhe të emërojë në poste kyçe shefin e kabinetit të tij Artan Grubin. Sipas këtyre degëve, Grubi aspak nuk ka kontribuar në fitoren e B.D.I-së në zgjedhjet e parakohshme të 15 prillit, por për fitore më së shumti kanë kontribuar ata që ishin në listë për deputetë nga këto zona.

Përpos kryesisë, pakënaqësi ka edhe në anëtarësinë dhe simpatizantët e B.D.I-së.

Të mos harrojmë, para disa javëve ishte në rrezik dhe votimi i Qeverisë, pasi dy deputetët e B.D.I-së Izet Mexhiti dhe Arben Ziberi refuzonin të pranojnë përbërjen e propozuar qeveritare. Pa votën e tyre, nuk kalonte kjo përbërje qeveritare. Mirëpo pas disa bisedimeve brenda në parti, u arrit marrëveshja dhe Qeveria u votua.

Të mos harrojmë, B.D.I në zonën zgjedhore nr 1 fitoi 19488 vota, ndërsa në njësinë zgjedhore 22374 vota, një shifër totale prej 41862 votave, shifër kjo pothuajse sa gjysma e votave të përgjithshme të kësaj partie.

Në Saraj, B.D.I ka fituar bindshëm me 8923 vota gjithsej, në Çair me 11228 vota gjithsej, si dhe në Likovë me 5618 vota./zhurnal

Share.