fbpx

Ekskluzive: Sadulla Duraku bojkoton Arbër Ademin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkimi Demokratik për Integrim pak para mbajtjes së zgjedhjeve të 15 korrikut, është duke bojkotuar mes vete, ku shumë funksionarë po punojnë kundër njëri tjetrit.
Rasti më konkret i këtyre komploteve dhe bojkotimeve mes funksionarëve të B.D.I-së, është duke ndodhur mes dy bashkëpunëtorëve të Ali Ahmetit, Sadulla Durakut dhe Arbër Ademit. Informatat jozyrtare brenda B.D.I-së, të cilat dëshirojnë të mbeten anonime, thonë se përplasja më e madhe dhe bojkotime brenda B.D.I-së do të ketë në degët: Likovë, Çair, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Strugë. Jozyrtarisht thuhet se klani i “gagës” Sadulla Duraku në Likovë po bojkoton bartësin në njësinë zgjedhore 2 të B.D.I-së, Arbër Ademin. Sipas informatave nga shtabet lokale, marrim vesh se Sadulla Duraku ka kontaktuar me 80% të strukturës në degën e Likovës, duke kërkuar nga ata që mos ta votojnë kandidatin e tyre Arbër Ademi. Kjo situatë, ka alarmuar edhe kryetarin e B.D.I-së, Ali Ahmetin, i cili në Reçicë të Vogël ka thirrë në takim dy funskionarët, Sadulla Durakun dhe Arbër Ademin.

Share.