fbpx

Eklsuzive/ Ora policore ne Maqedoni? Ja kur fillon..

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autoritetet shëndetësore do të analizojnë më hollësisht situatën epidemiologjike këtë javë dhe në rast se masat aktuale nuk japin rezultatet e nevojshme, ata nuk përjashtojnë mundësinë e futjes së masës më rigoroze shtrënguese, shtetrrethimit.

Kjo është thënë disa herë në publik nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, por qëllimi është që t’u jepet një shans masave aktuale për të zvogëluar transmetimin e virusit.

Në rast se situata epidemiologjike vazhdon të përkeqësohet, natyrisht, do të na duhej të vepronim më ashpër. Masa përfundimtare është një shtetrrethim, i cili do të ishte një kufizim në lëvizjen e qytetarëve nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit. Për momentin, megjithë numrin shqetësues të infektuarve të sapokrijuar, megjithë kapacitetin e plotë spitalor, megjithë vdekshmërinë e lartë, dhe në fund të fundit megjithë stafin mjekësor të rraskapitur dhe të mangët, ka akoma shumë aktivitet në mbrëmje.

Me përjashtim të kafeneve, restoranteve, përkatësisht të gjitha ambienteve të hotelierisë, gjithçka tjetër funksionon. Njerëzit mblidhen në dyqanet e basteve, furrat e bukës, dyqanet e sanduiçëve, në fakt gjithçka funksionon. Ne, si autoritete shëndetësore, sigurisht që shpresojmë se nuk do të detyrohemi të fusim shtetrrethimin jopopullor, thonë burime të Faktorit nga Komisioni për Sëmundjet Infektive.

Share.