Ejupi: Komuna e Studeniçanit ka mundësi për zhvillim të turizmit malor

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati i Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët për komunën e Studeniçanit, Fatmir Ejupi, duke folur për turizmin në komunën e Studeniçanit, tha se vendi jonë ka hyrë në disa projekte për zhvillimin e turizmit malor.
“Ne do të bëjmë çmos që banorët e kësaj ane të përfitojnë. Është një rrugë që fillon nga Draçeva deri në Alldincë. Më besoni se nëse ajo pjesë e rrugës rregullohet do të rritet shumë turizmi. Ajo rrugë, pjesërisht është e rregulluar, deri tek Uji i Kuq, ndërsa më lartë është në gjendje katastrofike”, deklaroi Fatmir Ejupi.
Sa i përket çështjes së kanalizimit, Ejupi tha se Studeniçani ka kanalizim por kapaciteti nuk i plotëson gjithë kërkesat e banorëve, ngase numri i banorëve në vazhdimësi rritet.

Share.