Edi Rama përgjigjet ashpër: “Kush kundërshton zgjerimin e Greqisë, është llumi i shqiptarisë!”




Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një gjuhë të ashpër pas zyrtarizimit që Greqia i bëri zgjerimit me 12 milje në detin Jon. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar edhe dokumentet e vitit 1990, ku sipas tij tregohet se Greqia bëri sot atë që Shqipëria e ka bërë para 30 vitesh.
Sipas tij, shtrirja 12 milje e Greqisë në Jon s’ka lidhje me zonën joniane mes nesh dhe kush e kundërshton zgjerimin e Greqisë sipas tij është llumi i shqiptarisë.