Edhe një lajm tjetër i gëzueshëm për ‘PlayStation 5’

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

20:24 | 31 Tetor 2019

Është një ndër konzolat më të pritura e lojërave, dhe tani Sony ka zbuluar se PlayStation 5 po “ndërtohet sipas planit”.

Duke folur gjatë konferencës financiare të Sony, Hiroki Totoki, shef ekzektuvi në Sony, tha se “zhvillimi i PS5 po shkon sipas planit dhe ne besojmë se zhvillimi i titujve të lojërave nga partnerët tanë të zhvillimit të softuerit po përparon pa probleme”.

Ndërsa Totoki nuk përmendi ndonjë lojë specifike, ai shtoi se ato do të angazhojnë mjaft shumë lojtarin, transmeton lajmi.net.

“Ne parashikojmë ofrimin e përvojave shumë interesante të lojërave, të cilat përdoruesit e tanishëm të PS4 dhe përdoruesit e rinj të mundshëm nuk e kanë pritur”, deklaroi tutje shefi ekzekutiv.

Sidoqoftë, Sony tani ka konfirmuar se PlayStation 5 do të lansohet përgjatë fundvitit të 2020-ës. /Lajmi.net/

Share.