fbpx

E zbulon Milaim Zeka: Specialja ia konfirmuar aktakuzat edhe dy figurave të njohura të UÇK’së

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Analisti dhe ish-deputeti Milaim Zeka, ka paralajmëruar se Gjykata Speciale i ka konfirmuar aktakuzat edhe ndaj dy anëtarëve të shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, shkruan Gazeta Metro.

Zeka në Kanal 10 ka thënë se Azem Sylës dhe Adem Grabovcit ju është konfirmuar nga Dhomat e Specializuar të Kosovës me seli në Hagë.

Ai ka thënë se Specialja ju ka kërkuar atyre që mos ta lëshojnë Kosovën.

“Azem Sylës dhe Adem Grabovcit ju ka konfirmu sonte aktakuza. Prokuroria i ka urdhëruar që mos ta lëshojnë Kosovën”, i ka shkruar Zeka mesazh gazetarit Rexha në emision në Prime Time.

I pranishëm ishte në studio edhe Daut Haradinaj i AAK’së, ku tha se Zeka duhet të ketë kujdes nga këto lajme për shkak se familjet e personave që përmenden ndihen keq dhe po i dëmton familjet.//gazetametro.net

Share.