fbpx

E vetmja zonë jeshile në Europë, Ja cili ishte ‘sekreti’ si arritën që t’a mbajnë nën kontroll Koronavirusin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas një harte të publikuar nga Ministria e Jashtme e Belgjikës, e gjithë Europa është e rrezikuar nga koronavirusi qoftë në nivelin e lartë, në pjesën më të madhe, por edhe në nivelin e mesëm.

Në Europë ka vetëm një zonë jeshile, që konsiderohet shumë e sigurtë dhe mund të udhëtohet pa asnjë masë shtesë. Bëhet fjalë për gadishullin e Istrias në Kroaci.

Kreu i Menaxhimit të pandemisë së koronavirusit në Kroaci, Dino Kozlevac ka zbuluar edhe sekretin se si Istria ka arritur të jetë kaq e suksesshme në mbajtjen nën kontroll të përhapjes së virusit, dhe sekreti duket se janë…maskat.

“Banorët e Istrias kanë tre muaj që mbajnë maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura, dhe mesa duket kjo gjë po jep frytin e vetë”, është shprehur ai, raporton Newsbomb.al.

Shqipëria nga sot e ka mbajtjen e maskës me detyrim. Ndonëse në botë ekziston një debat nëse maskat janë apo jo efikase, shpesh masat qeveritare anti-covid nuk i kanë shpëtuar politizimeve të skajshme. /Newsb omb

Share.