14:53 | 10/22/2019

Aktivizimi i modalitetit të errët në Apple zbuloi se rritë jetëgjatësinë e baterisë së iPhone, sipas një provë të re.
Në një eksperiment të ndarë në YouTube, u bë një krahasim mes dy iPhoneve të ngarkuar plotësisht me sistem operativ iOS 13 – një në ‘Dark Mode’ dhe tjetrin në modalitetin e dritës – deri në periudhën e harxhimit total të baterisë.
Nga ky eksperiment është zbuluar se kur telefonit të aktivizuar në modalitetin e dritës iu harxhua bateria, ai me ‘Dark Mode’ kishte ende 30 për qind të baterisë.
Eksperimenti u krye nga kanali në Youtube PhoneBuff, i cili përdori telefona iPhone XS Max për krahasim.
Ndiqeni testimin në videon e mëposhtme. /Lajmi.net/
[embedded content]