fbpx

E shkarkoi nga puna, ish-diplomaja shpërthen ndaj Kryeministrit Rama: Më provo lidhjen dashnorore

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

lda Topalli është ish-sekretarja e parë e Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll. Ajo u shkarkua nga ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj që në fillim të postit të tij.

Cakaj shkarkoi edhe diplomatë të tjerë shqiptarë ku si arsye për të gjithë shkarkimet e tij përmendi nepotizmin, klientelizmin dhe korrupsionin moral, që sipas tij nuk duhet të tolerohen.

Ilda Topalli i është drejtuar me anë të një letrë kryeministrit Rama që njëkohësisht mban edhe postin e ministrit të Jashtëm, përmes platformës së Bashkëqeverisjes “shqipëriaqëduam.com.”

Ajo i kërkon kryeministrit që para se të firmoste shkarkimin e saj, ta testonte se cila ishte, të paktën kaq gjë i detyrohet. Sipas saj kjo reformë që preku të gjithë diplomatët e emëruar jashtë sistemit pa asnjë përjashtim dhe që janë emërime partiake janë vetëm “lloqet e kazanit të drejtorëve të tij”.

Ilda Topalli ka një CV të pasur, me shkollime jashtë vendit, kualifikime, intershipe dhe pesë gjuhë të huaja, si: anglisht, turqisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht.

Share.