fbpx

E PAPRITUR/ Tensionohet situata mes Merkel me Kurz, Ja çfarë ka ndodhur…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një seancë të brendshme të qeverisë ka kritikuar sjelljen e kancelarit austriak Sebastian Kurz në lidhje me kampin e refugjatëve Moria.

Sipas mediave gjermane, marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Austrisë janë duke u tensionuar, dhe çështja aktuale e mosmarrëveshjes

Për të cilën ka pasur mosmarrëveshje edhe në të kaluarën, është tema e migrimit, transmeton portal arbresh.info

Sipas “Bild”, Merkel ka qenë e ashpër ndaj kancelarit austriak, i cili edhe njëherë konfirmoi politikën e tij anti-emigracion, duke thënë se nuk do të pranonte asnjë fëmijë nga kampi Moria.

Sipas Merkel, roli që po luan Austria në Europë nuk është aspak i mirë.

Nuk është e mundur të kërkohet një “zbritje” në Samitin e BE dhe më pas të qëndrosh mënjanë në shpërndarjen e refugjatëve, tha ajo.

Kurz e bëri të qartë gjatë fundjavës se pritja e refugjatëve nga kampi Moria do të ishte një “sinjal i gabuar” dhe se ai refuzoi të merrte pjesë në të në parim./arbresh.info/

Share.