fbpx

E PAPRITUR/ Kaluan ilegalisht Kufirin, Ja çfarë ndodhi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kufirin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut e kaluan ilegalisht, prandaj policia arrestoi pesë të dyshuarit që janë shtetas të Shqipërisë.

“Punonjësit policorë nga Stacioni policor “Bogorodicë” kanë arrestuar T.L. (46), Ç.E. (33), P.E. (36), Sh.E. (33) dhe B.A. (40), të gjithë nga Republika e Shqipërisë, për shkak mosrespektimit të nenit 9, paragrafi nga Ligji për kontroll kufitare”, njoftojnë nga Policia e RMV-së.

Më 23 dhjetor, sipas policisë, të dyshuarit në afërsi të fshatit Uma kanë kaluar kufirin ndërmjet Greqisë dhe RMV-së. Pas kalimit, përmes taksistit K.F. që është qytetar nga Gjevgjelia, tre prej të arrestuarve kanë tentuar të shkojnë në kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Taksisti tjetër Z.K. gjithashtu nga Gjevgjelia është kapur nga policia së bashku me dy të burgosurit tjerë./Portalb.mk

Share.