fbpx

E Papritur/ Ja çfarë pritet të ndodhë pas Pandemisë !

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka paralajmërime se niveli i trazirave sociale në gjithë botën mund të rritet kur pandemia COVID-19 të ketë mbaruar, për tri arsye.

“Në shkallë të ndryshme, shumica e epidemive të mëdha të së kaluarës duket se kanë qenë inkubatorë të trazirave shoqërore”, konsiderojnë Massimo Morelli, profesor i shkencave politike në Universitetin Bocconi dhe Roberto Censolo, profesor i asociuar në Departamentin e ekonomisë dhe menaxhimit në Universitetin Ferrara të Italisë, shkruan telegrafi, përcjell Albinfo.ch.

Sipas Newsweek, dyshja shqyrtoi provat mbi protestat dhe trazirat rreth kohës së 57 epidemive midis Semundjes së Zezë në vitet 1300 dhe pandemisë së Gripit Spanjoll të vitit 1918, duke gjetur vetëm katër raste kur revoltat nuk ishin të lidhura qartë me shpërthimet përkatëse.

Sipas tyre, për shembull, Semundja e Zezë u pasua nga “revolta popullore [që] tronditën autoritetet”.

Ata gjithashtu shikuan provat në pesë epidemitë e kolerës për të parë nëse tensioni shoqëror që u përshkallëzua gjatë atyre periudhave çoi në “episode të rëndësishme të rebelimit”, dhe zbuluan se 39 ndodhën para dhe 71 pas.

Sipas studimit, gjithashtu ka prova për të demonstruar se epidemitë mund të “prishin” shoqërinë civile në tri mënyra.

Së pari, sepse politikat për të parandaluar përhapjen e sëmundjes mund të bien ndesh me interesin e njerëzve; së dyti sepse ndikimi i epidemisë në humbje jete dhe mirëqenien ekonomike mund të përkeqësojë pabarazinë; dhe së fundmi për shkak të tronditjes psikologjike që mund t’i bëjë njerëzit të besojnë në narrativa ishte irracionale në lidhje me përhapjen e sëmundjes, “që mund të rezultojë në diskriminim shoqëror, racor dhe madje ksenofobi”.

Bashkautorët gjithashtu vunë në dukje se që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në fund të vitit të kaluar, “lëvizjet e protestës duket se kanë humbur zërin e tyre në gjithë botën”, përfshirë atë në Hong Kong, lëvizjen ambientaliste të frymëzuar nga Greta Thunberg, dhe jo vetëm.

Nga 20 lëvizjet protestuese aktive në dhjetor të vitit 2019, vetëm dy ose tre janë akoma aktive, thanë ata.

Por ndikimi i pandemisë COVID-19 në marrëdhëniet shoqërore dhe ekonomike, kombinuar me kufizimet e qeverisë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, “po shkaktojnë një ndjenjë të fshehtë të pakënaqësisë publike”, shkruajnë Morelli dhe Censolo.

Share.