fbpx

E PAPRITUR/ Ja çfarë pritet të ndodhë pas 5 Ditëve në Zvicër

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këtë paralajmërim e ka dhënë në konferencën e sotme për media, Virginie Masserey, Shefe e Kontrollit të Infeksionit në BAG.

P3er detaj3 klik0 reklamen dhe pritni 5 sekonda

Njësitë e kujdesit intensiv në Zvicër aktualisht kanë në dispozicion rreth 27% të kapacitetit të tyre. “Nëse numrat vazhdojnë të rriten siç po ndodhë tani, njësitë e kujdesit intensiv do të mbushen brenda pesë ditësh”.

Këtë paralajmërim e ka dhënë në konferencën për media që sapo ka përfunduar, Virginie Masserey, Shefe e Kontrollit të Infeksionit në BAG, shkruan srf.ch.

Por, ka theksuar ajo, nuk ka mungesë të ventilatorëve.

“Pandemia është ende me nivele shqetësuese në të gjithë Evropën. Është shumë herët për të thënë nëse masat e marra javën e kaluar po tregojnë efektin e tyre” thotë Virginie Masserey, transmeton albinfo.ch. Numri i rasteve duket se ka tendencë të stabilizimit.

“Por, pranimet ditore në spitale janë dyfishuar që nga java e kaluar. Numri prej 72 vdekjeve, i raportuar sot, është gjithashtu shumë i lartë”.

Të dhënat e lëvizshmërisë tashmë po tregojnë se njerëzit lëvizin më pak, dhe kjo është tregues se masat megjithatë po tregojnë efekt.

Po, Masserey ka theksuar gjithashtu se është e pamundur të thuhet se çfarë efekti do të kenë masat individuale në situatën epidemiologjike, përcjell albinfo.ch. Për shembull, disa kantone kanë marrë masa edhe më herët. Masat e marra në tërësi do të kenë efekt.

“Edhe nëse shohim një ngadalësim të rritjes së numrit të rasteve ose një stabilizim, prapë se prapë na duhen disa ditë më shumë për të stabilizuar numrin e pranimeve në spitale. Prandaj numri i infeksioneve duhet të ulet shpejt në mënyrë që spitalet të mos mbingarkohen”.

Share.