fbpx

E PABESUESHME/ Ja çfarë Raportohet nga Italia, Kjo nuk Pritej

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Italia ka shënuar edhe një herë një kulm në numrin e infeksioneve të reja të koronës që i raporton çdo ditë.

Autoritetet kanë regjistruar pothuajse 41.000 raste me koronavirus brenda 24 orëve, ka njoftuar të premten Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë po kësaj kohe numri i të vd ekurve nga koronavirusi ka qenë 550, që italianëve u kujton periudhën e valës së parë, në muajt maars dhe prill.

Deri më tani Italia ka regjistruar pak më tepër se se 1.1 milion raste me koronavirus, transmeton albinfo.ch. Numri i njerëzve që kanë vd ekur me Sars-CoV-2 deri më tani, është rritur në rreth 44,100.

Ditëve të fundit, numri i raportuar ditor i infeksioneve të reja ka qenë midis 33.000 dhe 38.000. Javën e kaluar, qeveria e ndau vendin në tri zona rreziku në luftën kundër pandemisë.

Rregulloret e rrepta të daljes kohët e fundit janë zbatuar në gjysmën e numrit të gjithëmbarshëm të rajoneve.

Kryeministri Giuseppe Conte sheh progres në luftimin e pandemisë së kurorës. Por, Conte ka thënë të premten se edhe në disa rajone të tjera duhet të vendosen rregulla më të rrepta për luftimin e koronës.

Share.