fbpx

E mposhti Koronavirusin/ Berlusconi flet për herë të parë çfarë përjetoi…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Kam vuajtur shumë, por kurrë nuk kam humbur besimin në aftësitë e mëdha të mjekëve”.

Silvio Berlusconi flet për përvojën e tij me Covid 19, që e mbajti të mbërthyer të paktën një javë në spital dhe rreth 10 ditë të izoluar në shtëpi.

Ish-kryeministri italian dhe lideri aktual i Forza Italia-s, e fitoi betejën e tij me koronavirusin në moshën 84-vjeçare, por nuk fsheh vështirësitë që ka përjetuar: “Ishte një sëmundje e keqe, – thotë ai, – kam vuajtur shumë dhe në momente të caktuara edhe kisha frigë”.

Berluskoni pastaj u drejtohet atyre që aktualisht po përballen me sëmundjen:

“Ne nuk duhet të dorëzohemi në dëshpërim, – është ftesa e tij. – Kjo është gjithashtu thirrja që unë do të doja të bëja për të gjithë njerëzit me Covid:

Sado i keqe, kjo është një sëmundje që mund të mposhtet”, – u shpreh Berluskoni. /e.a/noa.al/

Share.