fbpx

E konfirmon edhe Zaev: Greqia e gatshme të furnizojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me vaksinat (Video)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zoran Zaev rrëfeu se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është shprehur i gatshëm që Greqia të furnizojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me vaksinën kundër Covid-19, me qëllimin që të përshpejtohet procesi.

“Mitsotakis ishte gati që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ta marrin vaksinës përmes saj, si vend anëtare i BE-së, pasi fillimisht kjo vaksinë kalon më së pari tek anetarët e bllokut dhe pastaj te kandidatët për integrim. Nëse kjo mund të bëhet me 15 apo 20 ditë avançë, atëherë është mëse e mirëpritur”, tha Zaev, duke e cilësuar deklaratën e shefit të ekzekutivit grek si dëshmi të miqësisë së mirë.

BE-ja e merr në fund të vitit vaksinën e prodhuar nga AstraZeneca. Blloku e ka krijuar tashmë mundësinë që vende partnere joanëtare të përfitojnë në rast se ajo u jepet si donacion nga një shtet i BE-së. Marrëdhënia mes Zaev dhe Mitsotakis ka ardhur duke u përmirësuar. Edhe pse kryeministri grek e pati kritikuar ashpër marrëveshjen e Prespës në 2018-ën, kur asokohe ishte në opozitë, tani duket se të gjithë po përpiqen t’i harrojnë deklarat per tradhti kundër Alexis Tsipras dhe të fokusohen te bashkëpunimi.

Share.