fbpx

E FUNDIT/Qeveria Zaev vazhdon të kalkuloj me Rusinë?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë shtete që kanë ambicje për tu anëtarësuar në BE dhe janë afër Unionit, por si duket kalkulojnë edhe me Rusinë, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Këto dy vende të rajonit janë të vetmet që nuk i janë bashkangjitur sanksioneve kundër Rusisë, përshkak të aneksimit të paligjshëm të Krimes.

Këto sanksione janë sjellë në vitin 2014 dhe vazhdimisht janë ripërtërirë.

Në shkurt dhe mars 2014, lajmi kryesor botëror ishte aneksimi i paligjshëm rus i gadishullit të Krimesë të vendosur në territorin ukrainas. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara vendosën menjëherë sanksione ndaj Rusisë.
Atë kohë në pushtet në Maqedoni ishte qeveria e VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Nikola Gruevski. Në atë periudhë, në Mars 2014, LSDM si një opozitë sulmoi për biznese të paligjshme ish-shefin e Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit Saso Mijalkov, ndërsa Gruevski si kryeministër u mburr se Maqedonia është ndër katër shtetet me rritje më të lartë ekonomike në Evropë. Edhe atëherë, një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian vendos të mos bashkohet me sanksionet e vendeve anëtare të BE-së për Rusinë.

Gjashtë vjet pas vendimit të qeverisë së atëhershme të VMRO-DPMNE dhe më shumë se tre vjet të kësaj qeverie të udhëhequr nga LSDM vendimi është i njëjtë – dhe tani Republika e Maqedonisë Veriore nuk është e bashkangjitur në sanksionet e BE-së ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të paligjshëm të Krimesë.
“Që nga viti 2014, Bashkimi Evropian në mënyrë progresive po vendos sanksione ndaj Federatës Ruse. Masat janë miratuar në përgjigje të veprimtarive për të minuar integritetin territorial të Republikës së Ukrainës dhe aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopolit.

Share.