fbpx

E FUNDIT/ E rëndë në Pogradec: Gruaja gjendet e vdekur në banesë, pranë saj gjendet edhe një fëmijë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec.

Burimet bëjnë me dije se një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj ndërkohë pranë saj është gjetur një fëmijë, i cili është dërguar me urgjencë në Pediatri.

Mësohet se trupi i të ndjerës, mosha dhe identiteti i të cilës ende nuk dihet, është dërguar në morg.

Gjithashtu bëhet me dije se vetëm një muaj më parë, ka ndërruar jetë edhe bashkëshorti i gruas që është gjetur e pajetë sonte.

Share.