fbpx

Dyshimet e austriakëve më 1914: Esadi shiti Shkodrën dhe Ismail Qemali, Janinën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çfarë shkruante një revistë vjeneze e kohës në prag të mbërritjes së Princ Vidit, për figurat më të lakuara të kohës në trojet shqiptare? – Cili ishte – sipas tyre – Esad Pasha, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Dervish Hima dhe Prenk Dodbiba? – Cila ishte historia “e errët” që vërtitej rreth familjes së kapidanit të mirditorëve? Cilat ishin dyert më në zë në vend, të cilat mund të kishin qenë në krye të fronit shqiptar, po të mos ishte gjetur zgjidhja nga Fuqitë e Mëdha? Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Një artikull i botuar në 1 shkurt 1914, më shumë se një muaj para mbërritjes së Princ Vidit në Durrës, në një atmosferë positive, kur tashmë duket se mosmarrëveshjet, qejfmbetjet dhe ambiciet për pushtet të krerëve shqiptarë në dukje ishin sheshuar, na rrëfen shumë gjëra të ditura e të paditura, rreth një periudhe nga më interesantet në historinë tonë kombëtare.

Ndërsa ishte lënë pas rrethimi i Shkodrës, por ishte dorëzuar “në fatin e vet” Janina, teksa shqiptarët kishin konsumuar tashmë prej më shumë se një viti një akt shumë të rëndësishëm, siç ishte “Shpallja e Pavarësisë”, po vuanin shumë pasojat e Luftës Ballkanike, duke iu frikësuar zhvillimeve të tjera, por njëkohësisht, duke shpresuar edhe për një erë të re ndryshimesh e plotësismi ëndrrash të mëdha. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Roli i ish-Perandorisë dualiste Austro-Hungareze sa vinte e rritej dhe interesi i saj shihej jo vetëm në politikat që ndiqte, por edhe në rritjen e raportimeve dhe interesit për Shqipërinë dhe shqiptarët. Si pasojë vinte në kohë reale edhe furnizimi i publikut vjenez me informacione rreth krerëve më të rëndësishëm shqiptarë, emrat e të cilëve ai i njihte prej kohësh për “bëmat” e tyre.

Por çfarë shkruante më konkretisht revista vjeneze (shih: “Moderne Illustrierte für Reise und Sport”, Nr. 3, 1914, fq. 9-11.) për figurat më të lakuara të kohës ndër trojet shqiptare? Cili ishte – sipas tyre – Esad Pasha, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Dervish Hima dhe Prenk Dodbiba? Cila ishte historia “e errët” që vërtitej rreth familjes së kapidanit të mirditorëve? Cilat ishin dyert më në zë në vend, të cilat kishin hequr dorë tashmë nga pretendimet e tyre për të qenë në krye të fronit shqiptar, ndërsa Fuqitë e Mëdha me shumë vështirësi, në unison kishin rënë tashmë dakord për modelin “mbret gjerman për shqiptarët”, sikurse kish ndodhur më parë fundja edhe me Greqinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Share.