fbpx

Driton Sulejmani: Dhimbja e Zaevit dhe Mickovskit është numri i madh i shqiptarëve të regjistruar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Driton Sulejmani nga partia Alternativa ka reaguar pas takimit të djeshëm midis dy liderëve maqedonas, Zoran Zaev dhe Hristian Mickovski, transmeton Almakos.

“ Po ta kishte hallin e pandemisë Zaevi nuk do e fillonte fare procesin e regjistrimit të popullsisë. Para se të votohet ligji opozita shqiptare e ngriti si shqetsim dhe kërkoi që regjistrimi të shtyhet për shkak të pandemisë që ishte edhe si rekomandim i OKB. Dhimbja e Zaevit dhe Mickovskit është numri i madh i shqiptarëve të regjistruar nga diaspora dhe për këtë arsye mirren vesh edhe për shtyerje të regjistrimit deri në gjetjen e formulës së manipulimit të regjistrimit( me shumë gjasa edhe me aminin e pushtetarëve shqiptarë siç deklaroi vet Zaevi). Regjistrimi mund të shtyhet vetëm me ndryshimin nenit 4 të ligjit për regjistrim dhe votimi duhet të kryhet me badinter. Opozita shqiptare do ta votoj kundër që dmth. se ligji kalon vetëm nëse e votojnë pushtetarët shqiptarë.”, shkruan Driton Sulejmani./Almakos/

Share.