Dritan Bexheti nga Alternativa takohet me udhëheqësin për çështje ekonomike, pranë Bankës Botërore, z. Zoran Anushiq

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dritan Bexheti nga Alternativa takohet me udhëheqësin për çështje ekonomike, pranë Bankës Botërore, z. Zoran Anushiq

 

Me kënaqësi prita në takim udhëheqësin për çështje ekonomike, pranë Bankës Botërore, z. Zoran Anushiq.

Gjatë takimit biseduam për realizimin e projektit të përbashkët ndërmjet Qeverisë së RMV-së, Bankës Botërore dhe Fondit të SPIMV-së, lidhur me mbajtjen e trajnimeve të specializuara për punëtorët e fondit në sektorin e caktuar.

Qëllimi i trajnimit është zhvillimi i aftësive të punonjësve për të zhvilluar një strategji të ardhshme për funksionim sa më të mirë të institucionit tonë.

Projekti do të financohet plotësisht nga Banka Botërore.

Shprehëm gadishmërinë tonë si institucion se do të jemi pjesë e këtij projekti të përbashkët të Bankës Botërore me qëllim të përmirësimit të funksionimit të fondit në zbatimin e politikës së përgjithshme pensionale.

Share.