Dritan Bexheti nga Alternativa pjesëmarrës në konferencën e liderëve dhe ekspertëve në sigurimet shoqërore botërore

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dritan Bexheti nga Alternativa pjesëmarrës në konferencën e liderëve dhe ekspertëve në sigurimet shoqërore botërore

 

KONFERENCË E LIDERËVE, MENAXHERËVE DHE EKSPERTËVE VENDIMMARRËS NË SIGURIMET SHOQËRORE BOTËRORE

Talin, Estoni 04-06 Maj 2022

Me ftesë të Bordit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore të Estonisë, Shoqata ndërkombëtare e sigurimeve shoqërore (ISSA) me datë 4–6 maj 2022 organizon Konferencën e saj të 16-të Ndërkombëtare mbi Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit në Sigurimet Shoqërore (TIK 2022) në Talin të Estonisë.

Në Konferencë Fondin e SPIMV-së e përfaqësojnë drejtori Dritan Bexheti.

Duke u fokusuar në temën “Transformimi dixhital për sigurinë sociale të adaptuar dhe të përqëndruar te njerëzit”, kjo ngjarje e klasit botëror, e mbajtur vetëm një herë në tre vjet është mundësia unike për të analizuar dhe diskutuar mundësitë dhe sfidat në lidhje me menaxhimin e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në fushën sociale.

Konferenca do të mbledhë së bashku mbi 400 menaxherë dhe ekspertë nga institucionet e sigurimeve shoqërore dhe organizatat ndërkombëtare. Kjo ngjarje unike është e vetmja mbledhje globale për vendimmarrësit në sigurimet shoqërore.

Programi do të paraqesë prezantime të rasteve, tryeza të rrumbullakëta të liderëve, përvojë të drejtpërdrejtë dhe debate në sesione plenare dhe interaktive në grupe.

* Transformimi dixhital mbi strategjitë e dixhitalizimit dhe analizë të ndikimit të COVID-19.
* Aplikacione celulare të përqëndruara te klientët që i përgjigjen sjelljeve dhe qëndrimeve dixhitale me zhvillim të shpejtë.
* Siguria kibernetike si komponent kyç i vazhdimësisë së biznesit për të ndërtuar institucione të fuqishme dhe të adaptueshme.
* Zonë Inovacioni bazuar në qasjen shumë të popullarizuar të përdorur në Forumin e fundit Botëror të Sigurimeve Shoqërore 2019, duke ofruar demonstrime të drejtpërdrejta dhe mundësi unike për të mësuar, diskutuar, angazhuar dhe frymëzuar.

Rëndësia e bashkëpunimit dhe partneriteteve ndërinstitucionale si dhe strategjitë për të përmirësuar përfshirjen dixhitale të të gjithë klientëve që do të jenë fokusi kryesor i këtyre diskutimeve këto dy ditë.

Sot në hapjen e konferencës, drejtori Dritan Bexheti, prezentoi punën dhe reformat e fundit në sferën dixhitale në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut.

Share.