19:18 | 31 Tetor 2019

19:18 | 31 Tetor 2019
Borussia Dortmund duket se do të jetë rivali kryesorë i Manchester United, në garën për Mario Mandzukic.
Dortmund është futur në garë për transferimin e Mario Mandzukic nga Juventus, gjatë merkatos së janarit, raporton ‘Tuttomercato’.
Emri i kroatit është i lidhur edhe me skuadrën e Man United, të cilët kërkojnë shërbimet e tij tash e një kohë të gjatë, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, së fundmi në lojë po futet edhe një rikthim i mundshëm i Mario në Bundesliga, me skuadrën e Dortmund që po e pëlqen lojtarin 33 vjeçar.
Kujtojmë se situatën e Mandzukic po e monitoron edhe skuadra nga La Liga, Sevilla. /Lajmi.net/