12:54 | 19 Tetor 2019

12:54 | 19 Tetor 2019
Jadon Sancho është pezulluar nga skuadra e Borussia Dortmundit, për ndeshjen e fundjavës kundër Borussia Monchengladbach.
Sipas raportimeve të medieve, lojtari i është bashkuar vonë skuadrës pas angazhimit te Kombëtarja e Anglisë për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.
Borussia Dortmund sot (e shtunë) me fillim nga ora 18:30 në ‘Signal Iduna Park’ takohet me Borussia Monchengladbach, shkruan lajmi.net.
Në këtë derbi, ‘Milionerët’ do të paraqiten pa talentin Jadon Sancho.
Pas shtatë xhirosh në Bundesligë, Dortmund renditet në vendin e nëntë./Lajmi.net/