15:31 | 22 Tetor 2019

15:31 | 22 Tetor 2019
Borussia Dortmund nesër do të jetë pa dyshe kyçe Marco Reus dhe Paco Alcacer kundër Interit në Ligën e Kampionëve.
Alcacer është jashtë fushave që nga fillimi i tetorit me një dëmtim të thembrës, ndërsa Reus – i cili shënoi golin e fitores të Dortmundit në fundjavë – është i sëmurë nga gripi.
Listës së mungesave i bashkohet edhe mbrojtësi i majtë me përvojë Marcel Schmelzer, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, portieri Roman Burki është i përshtatshëm pasi kundër Borussia Monchengladbach u dyshua me një problem në gju.
Gjermanët do të jenë në gjendje të besojnë në Jadon Sancho, anësori i cili kthehet në skuadër pas përjashtimit që iu bë për shkak të vonesës në stërvitje.
‘Nerazzurrit’ i duhet fitorja dëshpërimisht nesër pas një barazimi dhe humbjeje në dy ndeshjet e tyre të para në Grupin F, ndërsa kundërshtarët e tyre janë në krye me katër pikë. /Lajmi.net/