20:27 | 19 Tetor 2019

20:27 | 19 Tetor 2019
Borussia Dortmund ka shënuar fitore kundër Borussia Monchengladbach.
Dueli i dy Borussiave i takoi skuadrës së Dortmund, e cila fitoi me rezultatin minimal 1:0, shkruan lajmi.net.
Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi ‘ikona’ e Dortmund, Marco Reus, i cili shkundi rrjetën në minutën e 58’.
Dortmund arriti mjaft mirë që të administronte lojën deri në vërshëllimën e fundit, për të marrë tri pikë të mëdha në këtë xhiro.
Me këtë fitore, skuadra e Lucien Favre numëron 15 pikë, në pozitën e katërt, aq sa ka edhe Bayern Munich, kurse Ëolfsburg e Gladbach kanë nga 16 pikë në pozitat e para. /Lajmi.net/