fbpx

Doni të udhëtoni drejt Gjermanisë? Merret Vendimi i fundit i Qeverisë…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të pandemisë së koronës qeveria gjermane e ka shtyrë deri me 30 shtator paralajmërimin për pasigurine e udhëtimit në vende të treta jashtë BE. Situata do të vlerësohet më pas individualisht për secilin vend.

Paralajmërimi i përgjithshëm për pasigurine e udhëtimit në rreth 160 vende për shkak të pandemisë, sipas Ministrisë së Jashtme Gjermane, vlen deri më 30 shtator. Qeveria gjermane vendosi për zgjatjen, siç njoftoi një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme, duke fashitur për momentin shpresat e sektorit të udhëtimeve.

Ajo shpreson se do të jetë i mundur një konsultim i ngushtë edhe me vendet e tjera të BE. Do të ishte mirë, nëse në Evropë do të kishte një rregullore të përbashkët, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme.

Që nga tetori vlejnë kritere individuale

Nga tetori Gjermania do të ketë kthim në një “sistem të diferencuar”, në të cilin do të jepen instruksione individuale për udhëtimet dhe sigurinë për secilin vend jashtë Bashkimit Evropian. Paralajmërimet për pasigurine e udhëtimeve në vendet me zona pasiugurie mund të hiqeshin, nëse do të kishte për shembull, rregulla për karantinën, u tha në Berlin.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme bëri gjithashtu të qartë, se duke patur parasysh rritjen e numrit të rasteve të koronës në vende të caktuara, mund të ndodhë që para fundit të muajit të lëshohen paralajmërime udhëtimi edhe për disa vende të BE. Kështu për shembull numri i infeksioneve të reja aktualisht po rritet shumë shpejt në Francë. Përgjithësisht edhe në të ardhmen duhen pritur kufizime të udhëtimeve, tha ajo.

Shoqata e udhëtimeve është e pakënaqur

Shoqata Gjermane e Udhëtimeve (DRV) foli për një hap “të hezituar” në drejtimin e duhur. Shefi i DRV, Norbert Fiebig, tha se megjithatë për klientët dhe industrinë e udhëtimeve kjo ndryshon shumë pak. Mbetet pasiguria, se kur do të jetë e mundur të udhëtojnë përsëri dhe kur firmat dhe punonjësit do të jenë në gjendje të nxjerrin përsëri jetesën, tha Fiebig, duke patur parasysh afro tre milionë të punësuarit në sektorin gjerman të udhëtimeve.

Ai kërkoi që vetëm vendet dhe qarqet, të cilat i tejkalojnë limitet e Institutit Robert Koch (RKI), të përcaktohen në të ardhmen si zonë pasigurie dhe t’u jepet paralajmërim për pasiguri nga udhëtimi – por jo pjesës tjetër të një rajoni të një vendi. Kryetari i shoqatës së udhëtimeve akuzoi gjithashtu qeverinë gjermane, se po pasiguron vendet e punës në ekonominë e orientuar drejt eksportit, meqenëse qindra mijëra vetë, që udhëtojnë për shkaqe biznesi, nuk mund të shkojnë personalisht te klientët e tyre për të lidhur kontrata.

Share.