Vaksinat kundër COVID-19 kanë filluar të merren edhe nga qytetarët e Berlinit, kryeqytetit të Gjermanisë.




Personat e parë që morën vaksinën në këtë qytet janë disa të moshuar në një shtëpi të pleqve në Steglitz të Berlinit, shkruan BZ-Berlin.de.
Ka qenë Doktori i njohur kosovar me famë botërore, Fatmir Dalladaku, ai i cili i ka dhënë vaksinën kundër COVID-19 gruas së parë në Berlin.
E moshuara ishte një 101 vjeçare e vendosur në shtëpinë e pleqve.
Bashkimi Europian ka marrë vendim që shtetet anëtare të saj të dielën të fillojnë që qytetarëve të tyre t’ua japin vaksinat kundër COVID-19.
Vaksinat që janë duke u përdorur janë të prodhuara nga kompanit “Pfizer” dhe “BioNTech”.
Ky hap i hedhur, i aplikuar nga Doktori i njohur shqiptar nga Kosova, Dr. Fatmir Dalladaku u bë kryetitull edhe i shtypit gjerman.