Ditët e nxehta ikin me tetorin, këto janë temperaturat për ditët në vazhdim

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

21:29 | 29 Tetor 2019

Muaji i parë i stinës së vjeshtës u shoqërua me temperatura të mira, por tani do të ketë ndryshim drastik.

Sipas IHMK-së, moti gjatë ditëve në vazhdim do të jetë i vranët dhe me riga shiu, transmeton lajmi.net.

“Fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë gadishullin e Ballkanit do të vazhdojnë të mbesin të qëndrueshme edhe për ditët vijuese. Në këtë situatë meteorologjike, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu (kryesisht ditën e enjte). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për disa kategori të njerëzve të cilët kanë probleme reumatike, rrugë të frymëmarrjes dhe sëmundje të ndryshme kronike”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Share.