Dikur ishte dëshira e Man Cityt, tani përfundon në ligën e katërt

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

10:34 | 19 Tetor 2019

Kyriakos Papadopoulos, rreth një dekadë më parë ishte një nga mbrojtësit me perspektivën më të madhe në botën e futbollit, e nuk kishte medie sportive që nuk shkruanin për të.

Në moshën 18 vjeçare ai shkëlqeu te Olympaicos duke treguar se një ditë ndoshta mund të jetë më i miri në botë në pozicionin e tij. Duke parë potencialin e lojtarit, ishte Schalke skuadra e parë që reagoi, duke paguar 2 milionë euro për shërbimet e tij.

Nga ai moment, Papadopoulos nuk u largua nga Gjermania, dhe për një moment, vlera e tij në Transfermarkt shkoi deri në 18 milionë euro, duke bërë që të jetë dëshirë e madhe edhe e Manchester Cityt.

Kjo kishte ndodhur në kohën e Roberto Mancinit, italianit që fitoi titullin me Manchester Cityn në Premierligë.

Shpenzimet e shumta të bëra në tregun e transferimeve atë kohë, kishin bërë që Mancini pa dashje të hiqte dorë nga greku i talentuar.

Pasi nuk u transferua te Manchester City, Papadopuulos përfundoi te Bayer Leverkusen, e pastaj te Hamburg.

Tre ditë më parë, karriera e tij ka marrë një goditje të rëndë, duke u zhvendosur në skuadrën e dytë të Hamburgut, që luan në ligën e katërt gjermane.

Ai ka qenë pjesë e Hamburgut për dy vjet e gjysmë, dhe gjatë kësaj periudhe qëndroi i lënduar për 686 ditë, dhe kjo bëri që të mos mund të zë vend në skuadrën e parë gjermane./Lajmi.net/

Share.