fbpx

Dhurata Dora ka ditëlindjen dhe mori për këtë rast një dhuratë të veçantë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këngëtarja e njohur Dhurata Dora është sot vajza e ditëlindjes dhe kjo ditë është bërë akoma më speciale nga sukseset e saj. Këtë vit, këngëtarja s’mund të ishte më e lumtur pasi projekti i saj i ri i titulluar “Harrom”, i cili u publikua vetëm sy ditë më parë, i ka kaluar tashmë 1 milion klikime në Youtube.

Kjo është një ndër këngët më të dashura e të ndjera për Dhuratën, ndaj suksesi i këtij projekti ka një rëndësi kaq të madhe për këngëtaren. Vetë Dhurata ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram disa foto seksi, ndërsa krahas tyre shkruan:

“Ditëlindja ime s’mund të bëhej më e mirë se kaq! 1 milion klikime në “Harrom”, një prej këngëve të mia më të dashura dhe më të ndjera. Faleminderit për mbështetjen tuaj pa kushte, s’do t’ju zhgënjej dhe do të punoj gjithmonë më fort. Faleminderit.”- janë fjalët e këngëtares që sot mbushi 28-vjeç.

Ky projekt muzikor është i zhanrit baladë dhe flet për një çift që dikur e kanë dashur shumë njëri-tjetrin dhe më pas ndahen për shkak të tradhtisë së djalit. Teksti është shkruar nga vetë Dhurata në bashkëpunim me Tonic&Denk e nuk dihet nëse kjo do të jetë një histori personale e këngëtares.

Share.