fbpx

Dezinfektuesit e rrezikshëm që po qarkullojnë në treg!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Produktet që përmbajnë metanol mund të çojnë në verbërim dhe madje vd.ekje, paralajmëron FDA.

Përveç larjes së duarve, dezinfektuesit janë ndër mjetet më të rëndësishme në luftën kundër infeksionit të coronavirusit.

Në ditët e para të pandemisë, mungesa dhe rritja e çmimeve për dezinfektuesit e duarve ka shkaktuara zemërim.

Në Shtetet e Bashkuara, FDA tani ka paralajmëruar gati 90 produkte që përmbajnë metanol, transmeton Telegrafi.

Metanol në vend të etanolit

Metanoli siç duket, përdoret në vend të etanolit, i cili zakonisht shërben si bazë për shpërndarësit e dezinfektimit të bazuar në alkool.

Në kontrast me etanolin, produktet e tij të degradimit e bëjnë metanolin shumë toksik për njerëzit.

Edhe marrja e dozave të vogla përmes lëkurës, frymëmarrja ose gëlltitja mund të çojnë në verbërim dhe doza më të larta gjithashtu mund të çojnë në vd.ekje.

Sipas Agjencisë Amerikane të Ushqimit, produktet gjithashtu duhet të shmangen kur metanoli është vetëm një përqindje e vogël e përbërjes.

Rekomandohen dezinfektues që përmbajnë të paktën 60 për qind etanol.

Sipas FDA, fëmijët janë veçanërisht të rrezikuar dhe se edhe marrja e ulët e produkteve të tilla mund të çojë në vd.ekje.

Kontrolloni përbërjen

Përdorimi i alkoolit toksik po shkakton debat jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, ku numri i produkteve të rrezikshme është rritur në mënyrë të tepruar që nga qershori.

Përveç vetive toksike, nuk është gjithashtu e sigurt nëse coronavirusi mund të bëhet i padëmshëm nga metanoli.

Share.