fbpx

Dështoi seanca për regjistrimin e popullsisë – shumica parlamentare nuk i kishte 62 deputetë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mungesë të 61 deputetëve në sallë, Kuvendi dështoi që të mbajë seancën e 30-të.

Në rend dite ishte ligji për ilaçe dhe interpelanca e zëvendëskryeministrit Dimitrov, por krahas kësaj dështoi edhe votimi i Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë. Kjo sepse ishte paraparë që nëse do të ishin numrat e mjaftueshëm për shumicë të thjeshtë prej 61 deputetësh, Kryetari të kërkonte të hapet seanca e 29-të, ku e vetmja gjë që ka mbetur është votimi i Ligjit për Regjistrim. Por 61 deputetë nuk ishin në sallë. Nga numërimi u konstatua se të pranishëm janë vetëm 59.

“Nga ora 10.30 ne si grup parlamentar ishim në zyrat e koordinimit dhe pritëm që të fillojë mbledhja, që së paku ligji për regjistrim të kalojë. Tash, para pak kohësh, marrim vesh nga kryetari i Kuvendit se nuk ka numra dhe me ne nuk bëhen numrat e mjaftueshëm për të votuar, kështu që mbledhja do të shtyhet për ditët në vijim”, deklaroi Skender Rexhepi – deputet i AAA-ASH.

Më vonë këtë e konfirmon edhe deputeti tjetër i opozitës shqiptare, Syrja Rashidi.

TV21: Kur ishte momenti kur vendosët për të shkuar? A kishte një komunikim paraprak?

“Atëherë kur na u konfirmua nga vetë kryetari I parlamentit se nuk arrin dot të bëjë shumicën, andaj dhe ne nuk kemi nevojë të presim”, u shpreh Syrja Rashidi – deputet i ASH-AAA.

Opozita shqiptare hapur ka deklaruar se do ta mbështesë ligjin për Regjistrimin e Popullsisë, ndonëse kanë kritikat e tyre, të cilat do t’i thonë edhe në seancën e votimit.

Share.