fbpx

Deputetja për Ali Ahmetin: “Komandant i ushtarëve të braktisur”, së pari kërkoju falje shqiptarëve!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetja nga radhët e Alternativës, Safije Sadiki Shaini, ka reaguar për vizitën e sotshme të delegacionit të Bashkimit Demokratik për Integrim në fshatin Sllupçan. Ajo ka quajtur Ali Ahmetin, komandant të ushtarëve të braktisur e të burgosur, dhe ka radhitur disa pyetje.

– Pse ushtarët e UÇK-së ende nuk kanë status veterani, ndërkohë që ai po i bën 20 vjet me status pushteti?
– A ka shpjegim ai si i bëhet faktit se plot ushtarë të UÇK-së vazhdojnë të dergjen burgjeve, ndërkohë që ai dhe ministrat e tij azdisen në milionat e fituara në qafë të tyre?
– Cili është shpjegimi i tij që edhe pas 20 vjetëve të pushtetit të tij zona e Likovës vazhdon të jetë në hartën e vendeve të rrezikshme për investime?
– Si e shpjegon ai që për 20 vjet pushtet në Komunën e Likovës shifra e vetme që rritet është shpërngulja e të rinjve në Perëndim?
– Cili është shpjegimi i tij që ai i bëri 20 vjet pushtet, ndërsa shqiptarët e Likovës vazhdojnë të kërkojnë ujë e asfalt, ndërkohë që ai dhe shpura e tij nuk ia dinë fundin pasurisë?
Dhe, e fundit:
A e di ai se pse Likova vazhdon të jetë zona më e varfër e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që ai ka menaxhuar për kaq vjet me pushtetin qendror e lokal?
“Komandant”, para se të vish në Sllupçan, kërkoju falje shqiptarëve – veçanërisht të kësaj zone – për gjendjen në të cilën i ke lënë. Ndryshe, nuk e ke vendin këtu.

Lavdi dëshmorëve!

Share.