Dallku aspak i kënaqur me barazimin e FC Prishtinës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

21:35 | 16 Tetor 2019

Trajneri i FC Prishtinës, Armend Dallku, është deklaruar pas barazimit pa gola me Drenicën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

FC Prishtina dhe KF Drenica kanë luajtur barazim 0-0, në ndeshjen e mbetur të javës së tetë.

Dallku ka thënë se nuk është i kënaqur me repartin ofensivë, të cilët sipas trajnerit, është dashur t’i shfrytëzojnë së paku dy raste, ku kundërshtarët nuk ushtruan presion.

“Nuk jam i kënaqur me repartin ofensivë, në dy rastet u deshtë me i shfrytëzua pasi që kundërshtari nuk bëri shumë presion. Shpresoj të kthehemi në rezultatet pozitive“, ka thënë Dallku për Supersport.

“Pauza po ndikon keq për ne, për shkak se po duhet ta lirojmë stadiumin dhe neve po na bie të luajmë të parët”.

“ Kemi bërë gabime por u munduam ti përmirësojmë me zëvendësime por nuk arritëm”./Lajmi.net/

Share.