fbpx

Dalin pamjet e para të dëmëve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Maqedoninë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tërmet me fuqi prej 5,5 ballësh ka goditur mëngjesin e sotëm Maqedoninë e Veriut, për pasojë të të cilit, mbetën të dëmtuara shumë objekte banimi në jug-perëndim të vendit, shkruan TS.

Muret e çara dhe të shembura janë pjesë e dëmit material në disa shtëpi në Galiçnik si rezultat i disa tërmeteve epiqendra e të cilave ishte në rajonin e Mavrovës.

Nga komuniteti lokal i Galiçnikut u bën thirrje pronarëve të shtëpive dhe vikend-shtëpive që t’i inspektojnë dhe raportojnë nëse ka ndonjë dëm material.

“Nga tërmeti në ora 15.25, dëmtime kanë ndodhur në disa shtëpi në Galiçnik. Do të ishte e dëshirueshme që pronarët e shtëpive të kontrollonin gjendjen e tyre dhe nëse ka pasur ndonjë dëm, dëmi duhet të raportohet në institucionet kompetente”, thuhet në deklaratën e tyre.

Lëkundjet pasuese nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Shkup u shpjeguan si pasgoditje, të cilat kanë një intesitet më të ulët se tërmeti kryesor prej 5 gradë këtë mëngjes./TS

 

Share.