8:27 | 15 Tetor 2019

08:27 | 15 Tetor 2019
Cristiano Ronaldo shënoi golin e 700-të të karrierës së tij profesionale gjatë humbjes së Portugalisë në kualifikimet e Euro 2020 të hënën.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë theu rekord të veçantë, pasi konvertoi një gol nga penalltia në pjesën e dytë.
Ishte goli i 95-të i tij për Portugalinë, me vetëm iranianin Ali Daei (109) që është përpara tij në listën e golashënuesve më të mirë ndërkombëtare të të gjitha kohërave.
Ronaldo është vetëm një nga gjashtë futbollistët që ka arritur shënimin e 700 golave, me Josef Bican vlerësohet të jetë golashënuesi më i mirë në histori me 805 gola.
Pas tij janë dyshja braziliane Romario dhe Pele, të cilët përfunduan karrierën e tyre me 772 gola dhe 767 gola, përkatësisht.
Përpara tij janë edhe Ferenc Puskas 746 dhe Gerd Muller 735. /Lajmi.net/