17:56 | 17 Tetor 2019

17:56 | 17 Tetor 2019
Shfletuesi i internetit ‘Google Chrome’ është në mesin e më të shkarkuarve nga përdoruesit.
Megjithatë, Zyra Federale Gjermane e ka vlerësuar si më të besueshëm shfletuesin ‘Mozilla Firefox’ për sa i përket privatësisë dhe sigurisë, transmeton lajmi.net.
Kjo agjenci këshillon zyrtarë qeveritar të Gjermanisë të përdorin ‘Firefox’-in, në detyra që kërkohet siguria kibernitike.
Shfletues si ‘Chrome’, ‘Edge dhe ‘Internet Explorer’ nuk kanë në dispozicion mundësinë e telemetrisë, mjet që mundëson saktësisht shfaqjen e të dhënave tuaja që paraqiten në shfletues. Po ashtu, shfletuesit në fjalë kishin mungesë të transparencës organizative.
‘Turbo Mode’, modalitet në shfletuesin ‘Mozilla Firefox Lite’, thuhet të bllokojë ndjekësit nga palët e treta, duke mundësuar që të ngarkohen më lehtë uebfaqet.
Ndër karakteristikat më të veçuara të këtij shfletuesi është aftësia për të shfletuar privatisht, pa lënë gjurmë për ndjekësit nga reklamat. /Lajmi.net/