Çfarë përgatitje janë bërë dhe cilat janë risitë për regjistrimin e popullësisë në 2021?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

18:53 | 30 Tetor 2019

Agjencia e Statistikave të Kosovës po e prezanton ecurinë e punës për regjistrimin e popullsisë, ekonomisë familjare dhe banesave në vitin 2021.

Drejtori i Departamenti i Statistikave Sociale në ASK, Avni Kastrati, në një intervistë në Klan Kosova tha se kanë nisur me përgatitje që dy vjet, ku janë përgatitur dokumentet bazë.

Ai shtoi se tani janë futur në një fazë më intensive.

“Këto ditë përmes konferencës kemi prezantuar aktivitetet që kemi zhvilluar deri më tani dhe sfidat që na presin. Njëkohësisht kemi hapur edhe formularin për plotësim ku po pranojmë të gjitha pyetjet, komentet, kritikat dhe këshillat lidhur me regjistrimin e popullsisë”.

Kastrati tregoi se si do të realizohet regjistrimi i popullsisë në projektin e radhës.

“Regjistrimi i popullsisë sërish do të behet në metodën tradicionale – derë më derë. Ne kemi bërë një analizë në vitin 2017 me institucionet që kane databaza administrative dhe Kosova nuk është e përgatitur me u bazu në të dhënat administrative”.

“Ndryshimi kësaj radhe do të jete sepse regjistrimi do të bëhet online përmes tabletave, gjë që pamundëson bërjen e ndonjë gabimi të madh nga ana e regjistruesve”.

Kastraati gjithashtu tha se po synojnë që ta shkurtojnë kohën e publikimit të të dhënave deri në 50{b0da57891860c92cf86c4df231716322bdbf6a4daefee506fcc6fc3adefc6e5d}.

Sa i përket pyetësorit ai paralajmëroi disa risi, si reduktimi i pyetjeve dhe vendosja e numrit personal.

Share.