fbpx

Çfarë duhet të bëni në rast të një tërmeti të fuqishëm

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kur bie një tërmet, gjithsecili e përjeton në mënyra të ndryshme. Disa nxitojnë për të hapur dyert e jashtme, të tjerë kanë dalë në ballkon apo janë vendosur poshtë shkallëve, prindërit kanë nxituar tek fëmijët. Por si duhet të veprojmë gjatë kohës kur bie të*rmet?
Në faqen Mbrojtja Civile Shqiptare jepen këshilla se si duhet të reagojmë gjatë rënies së tërmetit në varësi të vendit ku ndodhemi. Çfarë duhet të bëjmë kur tërmeti na gjen brenda në banese?
Po nëse tërmeti bie gjatë kohës kur jemi në rrugë apo ambiente publike? Ndërsa për ata që janë në udhëtim apo drejtojnë mjetin gjatë kohës kur bie termet, këshillohet qëndrimi brenda në makinë dhe në njërin krah të rrugës.

Drejtuesi i mjetit duhet të shmangë qëndrimin nën ura, mbikalime, tabela të mëdha apo objekte të tjera.
Sipas ekspertëve do të jeni të sigurt nga tërmetet nëse merrni këto 3 hapa themelorë:
Uleni në tokë, fshiheni nën një tavolinë, qëndroni aty deri sa të ndalojnë dridhjet.
Nëse nuk ka një tavolinë pranë jush, shtrihuni në një cep të ndërtesës dhe mbuloni kokën e qafën me krahët tuaj. Mos u mundoni të shkoni në një dhomë tjetër vetëm për t?u futur nën tryezë.

Nëse jeni në shtrat, mos lëvizni por qëndroni aty, duke mbrojtur kokën me një jastëk. Ka më pak mundësi të lëndoheni duke qëndruar aty ku jeni. Gota e thyer nga tronditjet në dysheme ka shkaktuar lëndime për ata që janë ulur në tokë duke u përpjekur të dilnin nga dhoma.
Nëse je duke drejtuar makinën, gjej një vend për të parkuar. Shmangni mbikalimet, urat, linjat dhe rreziqet e tjera. Qëndroni brenda automjetit derisa dridhjet e tërmetit të kenë mbaruar.

Nëse jeni në kinema, qëndroni në vendin tuaj dhe mbroni kokën dhe qafën me krahët tuaj. Mos u përpiqni të largoheni derisa tërmeti të ketë mbaruar.
Nëse jeni pranë bregut të detit, çohuni dhe mbuloni kokën me krahët tuaj derisa dridhja të ndalojë. Por kini mëndjen edhe tek kohëzgjatja e tërmetit. Nëse dridhjet zgjatin 20 sekonda ose më shumë, zhvendosuni menjëherë në tokë që është së paku 30 metra mbi nivelin e detit.

Nëse jeni jashtë, lëvizni në një zonë të pastër. Shmangni linjat e energjisë, pemët, ndërtesat, automjetet dhe rreziqet e tjera.
Ka edhe disa rregulla që ju vërtet nuk duhet ti bëni.
Ju mund të keni dëgjuar që vendi më i sigurt nga tërmetet është jashtë shtëpisë. Kjo nuk është e vërtetë.Në shtëpitë dhe ndërtesat moderne, ndryshe nga ato të hershmet, dyert nuk janë më të sigurta dhe ato nuk ju mbrojnë ju nga rënia e objekteve. Në vend të saj, më e mira është të futeni poshtë tavolinës.

Share.